‘Hygeia’ e oligarkut Klod Allajbeu në mjerim total, dysheme të shqyera dhe kushte skandaloze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2025, 09:25

Spitali "Hygeia" në pronësi të oligarkut Klodian Allajbeu ofron kushte të mjerueshme e të papranueshme dhe denoncimet e vazhdueshme në redaksinë tonë vërtetojnë më së miri këtë.

Së fundmi, një qytetar, përmes disa fotove të dërguara në redaksinë tonë ka treguar se si dyshemeja e spitalit është e shqyer dhe në shumë korridore mungojnë karriget për familjarët e pacientëve që duhet të presin.

Edhe pse spitali kërkon tarifa të larta për shërbimet që ofron, kushtet janë larg standardeve të pranueshme. Pacientët dhe të afërmit e tyre përballen me mungesë komoditetesh bazike, ndërsa vazhdojnë të paguajnë shuma të konsiderueshme për kujdesin shëndetësor që marrin.

Ky denoncim vë në dukje shqetësime serioze në lidhje me mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë nga ana e drejtuesve të institucioneve shëndetësore private, të cilët duhet të respektojnë standardet e nevojshme për të siguruar kushte të përshtatshme dhe shërbime cilësore për pacientët që i besojnë shëndetin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit