“Ryanair” mban peng pasagjerët, avioni niset pas 5 orë pritjeje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.01.2025, 20:29

Në redaksinë tonë ka ardhur një mesazh lidhur me vonesën në linjën ajrore "Ryanair", që më shumë i ngjante një testi durimi sesa një udhëtimi.

Fluturimi, i planifikuar për në orën 16:40, fillimisht u shty për një orë. Pasagjerët hipën në avion, pritën edhe një orë aty, vetëm për t’u njoftuar se duhej të zbrisnin përsëri dhe të prisnin deri në orën 22:00.

"Pershendetje A mundeni ta nxjerrni nje njoftim per linjen e avjonave Ryanair E kemi pas bileten ne oren 16:40 Na kan lene nje ore me prit pastaj na kan thirrur prap hyp ne avjon nejtem edhe nje ore aty Pastaj na thane me zbrit prap se jo do prisni deri ne 22:00 per nisjen", shkruan qytetari i irrituar nga mospërgjegjësia e linjës ajrore dhe abuzimi me kohën e pasagjerëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit