E qëlluan teksa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë, vdes në vend 30-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.01.2025, 19:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novosejë, në autostradën Fier-Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri 30-vjeçari Kristjan Marku nga Rrësheni.

Ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij “Volkswagen” kur persona të paidentifikuar qëlluan drejt tij, duke i marrë jetën në vend.

Gjithashtu, bëhet me dije se viktima Kristian Marku, është me precedent penalë për "Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak".

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit, duke kryer kontrolle intensive në zonë për të siguruar prova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit