Bashkia e Hasit nuk merr masa të pastrojë dëborën, fshatrat të bllokuara për ditë të tëra

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.01.2025, 19:22

Prej tre ditësh, fshatrat Kishaj, Gjinaj, Pogaj, Vlahen dhe Branogë në Bashkinë Has janë të bllokuara për shkak të mungesës së pastrimit të rrugëve rurale.

Pavarësisht se situata ka vazhduar për disa ditë, autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të pastruar rrugët dhe për t'i bërë ato të kalueshme.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë nga autoritetet në mënyrë që situata të stabilizohet.

Mesazhi i qytetarit:

“Përshëndetje ! Duam të informojme publikun lidhur me rrugët rurale në bashkine Has. Ka tre ditë që fshatrat: Kishaj, Gjinaj, Pogaj, Vlahen , Branogë, janë të bllokuara. Bashkia nuk ka bërë asgjë për ti pastruar.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit