Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme autostradën Vlorë-Fier, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Krimi ka ndodhur pranë një karburanti në zonën e Novoselës, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes ende mbeten të paqarta.
Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe identitetin e autorit. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për të siguruar prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në hetim. Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe shqetësim te banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve që kalonin aty pranë.
Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.