Përmbyten dhjetëra hektarë tokë në Kurbin, shteti nuk merr masa

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.01.2025, 18:48

Reshjet e shiut gjatë natës së kaluar shkaktuan përmbytje të shumta në disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore në zonën e Kurbinit, për shkak të mospastrimit të kanaleve kulluese.

Banorët e fshatrave Fushë-Milot dhe Lap, pranë autostradës, thonë se ky fenomen ndodh çdo vit si pasojë e reshjeve, por asnjëherë nuk janë dëmshpërblyer për humbjet. Përveç dëmeve në tokën bujqësore, bagëtitë e imta kanë ngordhur tek një fermer, duke përkeqësuar situatën.

Ndërkohë, një familje në Fushë-Milot po jeton në kushte të vështira, duke pasur një banesë të dëmtuar nga tërmeti dhe një anëtar të invalidizuar.

Pavarësisht se përmbytjet janë një fenomen i përsëritur, banorët kërkojnë veprime të menjëhershme për pastrimin e kanaleve dhe kompensimin e dëmeve, pasi çdo vit përballen me pasojat e ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit