Shantazhoi të miturën, i kërkoi 500 euro për të mos ia publikuar videot

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2025, 18:30

Kërkesën ia plotësoi të dashurit, por sherrin ia pa pak minuta më vonë.

Të miturës 16-vjeçare nga Peja ai kërkoi të zhvishet gjysmëlakuriq, dhe e kishte xhiruar gjatë bisedës pa i treguar fare.

E pasi linja u mbyll, kërcënimi erdhi po nga ai.

Viktima duhej të zgjidhte mes 500 eurove kesh dhe shpërndarjes së videos te familjarët.

E familjarët sapo panë videot u nisën për në stacionin policor në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se pranë viktimës qëndruan mbrojtësi i viktimave, prokurori i shtetit, e personi i pandehur është intervistuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit