Zjarri shkrumbon magazinën në Gjirokastër, digjet 1 ton raki

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2025, 14:30

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një magazinë në fshatin Këllëz, Bashkia Gjirokastër, në mesditën e sotme.

Flakët kanë shkatërruar materiale pune dhe rreth 1 ton raki, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe është lajmëruar menjëherë shërbimi i zjarrfikëses.

Dëmet materiale nga zjarri janë të konsiderueshme, duke përfshirë rreth 1000 litra raki dhe vegla pune. Shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, dhe hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit