Shqiptarja kapet duke vjedhur veshje e rroba me vlerë 7 mijë € nga qendra tregtare në Milano

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2025, 13:20

Një 25-vjeçare shqiptare është arrestuar në Milano pasditen e së shtunës, pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7000 euro nga qendra tregtare Rinascente, e cila ndodhet në via Santa Radegonda, afër Duomos.

Alarmi u aktivizua rreth orës 17:00, kur roja e sigurisë ka vënë re vajzën duke u munduar të largohej nga dyqani me rroba dhe çanta që nuk i kishte paguar.

Por menjëherë rojet e kanë ndaluar dhe vetë vajza ka rrëfyer tentativën e saj të vjedhjes.

Për këtë ngjarje, 25-vjeçarja është arrestuar nga policia dhe është akuzuar për vjedhje. Ajo rezulton pa asnjë dënim të mëparshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit