Shqipëria mbërthehet nga i ftohti: Ngrica, erë e fortë dhe temperatura minus 6 gradë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2025, 11:17

Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore, java ka nisur me ulje të ndjeshme të temperaturave, duke krijuar kushte të vështira moti.

Sipas meteorologëve sot termometri ka zbritur deri në minus 6 gradë Celsius, ndërsa era do të jetë e fortë dhe problematike gjatë ditës, por sidomos në zonat malore.

Në mesditë, maksimumi i temperaturave do të arrijë deri në 8 gradë Celsius, ndërkohë që reshje të pakta dëbore priten në veri dhe reshje të konsiderueshme do të ketë në zonat jugore të vendit. Temperaturat do të mbeten të ulëta dhe do të zbresin nën zero në shumë zona.

Nga ana tjetër ngricat janë një tjetër problematikë që do të prekin territorin, ku ato do të zbresin deri në 100 metra mbi nivelin e detit në zonat veriore dhe shumë pranë bregdetit.

Zonat më të prekura nga ngricat dhe temperaturat nën zero do të jenë Bajram Curri, Hasi, Puka, Bulqiza, Devolli dhe Kolonja, ku temperatura maksimale pritet të jetë zero gradë. Në pjesën tjetër të territorit, maksimumi do të jetë 7-8 gradë Celsius.

Gjatë gjithë javës, pritet mot i acartë dhe i ftohtë, me ngrica dhe trashësi bore që mund të arrijë mbi një metër. Të gjithë qytetarët dhe udhëtarët janë të këshilluar të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të vështira të motit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit