NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2025, 10:28

NP Ujësjellës-Kanalizim – Shkup, me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Sektorin e kontrollit sanitar.

“Sektori i kontrollit sanitar në periudhën prej 08.01.2025 deri më 10.01.2025 ka marrë 116 mostra për fiziko-kimike dhe 116 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në qytetin e Shkupit”.

“Sipas rezultateve të testimit, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18)”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit