Atentati ndaj biznesmenit Nasufi, autori i maskuar si shpërndarës picash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2025, 10:22

Biznesmeni 56-vjeçar, Bujar Nasufi është vrarë pranë banesës së tij.

Rreth orës 20:20, ai ka dalë nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini” me një automjet tip Benz ngjyrë gri për të shkuar në drejtim të banesës së tij në rrugën “Myrte Zeneli”.

Por sapo është afruar pranë pallatit për të parkuar, një person, i maskuar dhe me motor si shpërndarës picash, e ka qëlluar teksa ai ndodhej në makinë me gruan e tij.

Autori ka qëlluar 6 herë në drejtim të 56-vjeçarit, por vetëm 2 plumba kanë rezultuar fatalë për të.

Ka dyshime se shkak për vrasjen e Nasufit mund të jenë bërë problemet familjare dhe konfliktet për pronat, pasi vetë 56-vjeçari nuk kishte as probleme me ligjin e as me policinë.

Familja Nasufi me origjinë nga Berati, që prej kohës së diktaturës jetojnë në zonën e Selitës së vogël, e përbërë nga 5 vëllezër, janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”. Familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe s’ka pasur probleme mes vëllezërve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit