Rahovec: Gruaja konsumon medikamente pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin, i dyshuari arrestohet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2025, 08:58

Një grua në Rahovec ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente dhe detergjente të ndryshme pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj.

Viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor, përcjell Indeksonline.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, është arrestuar nga policia. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjeksor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit