Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë dhe mbeti i vrarë 56-vjeçari Bujar Nasufi.
Deri më tani, pista kryesore ku Policia po heton për vrasjen e Nasufit është ajo e konflikteve brenda rrethit familjar. 56 vjeçari u vra me armë zjarri mbrëmjen e 12 janarit sapo iu afrua banesës në zonën e Selitës.
Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë autorin i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Ai e ka pritur viktimën pranë banesës së tij dhe në momentin që Bujar Nasufi ka hyrë me makinë në lagje, e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
56-vjeçari është ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, e cila ishte brenda mjetit në momentin kur autori e ka qëlluar.
Ekzekutimi i Nasufit ka ndodhur kur ai ka dashur të parkojë në rrugë, para pallatit ku jeton. Para tij ka qenë duke parkuar vëllai i tij pasi të dy jetojnë në një pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.
56-vjeçari Bujar Nasufi rezulton të jetë pronar i një mobilerie, por pa probleme me ligjin apo policinë.