Një grua e moshuar është gjetur te dera e Metalurgjikut në Elbasan, e rrëzuar dhe e lagur nga shiu.
Ajo nuk është në gjendje të kujtojë asgjë dhe duket se ka probleme të shëndetit mendor. Banorët e zonës kanë tentuar të kontaktojnë policinë, por nuk kanë marrë përgjigje.
Ata bëjnë thirrje për ndihmë urgjente dhe kërkojnë mbështetje nga autoritetet për të siguruar ndihmën e nevojshme për të moshuarën.
Mesazhi i qytetarit:
Mirmëbrëma JOQ! Ndodhemi tek dera e Metalurgjikut në Elbasan, ju lutem na ndihmoni pasi kemi gjetur një të moshuar e cila është qull e lagur dhe është rrëzuar. Nuk na duket mirë mendërisht pasi nuk mban mend gjë, i biem policisë, nuk na përgjigjet 129, nuk dimë si ta ndihmojmë. Meqë ju vini në ndihmë këtyre problemeve, kërkojmë mbështetje sa më shpejt.