Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim për sjelljen e një punonjëseje të Ambasadës Shqiptare në Bruksel. Sipas qytetarëve, kjo punonjëse ka treguar qëndrime të pahijshme ndaj shtetasve shqiptarë që kërkojnë ndihmë në këtë institucion.
Në rrjetet sociale, një video e publikuar nga një gazetare shqiptare me banim në Gjermani ka marrë mijëra reagime dhe komente. Në këtë video, ajo ndan eksperiencën e saj negative me të njëjtën punonjëse, ndërsa shqiptarë të tjerë konfirmojnë sjelljet e saj përmes komenteve të tyre.
Një qytetar nga Gjermania ka treguar se ka udhëtuar 1700 km deri në Ambasadën Shqiptare në Bruksel për të kryer një shërbim, por punonjësja në fjalë, e identifikuar si zonja Viola, nuk i ka ofruar asnjë ndihmë.
Videoja dhe postimet lidhur me këtë situatë kanë grumbulluar mijëra komente dhe qindra reagime nga shqiptarë të irrituar, të cilët shprehin zhgënjimin e tyre për mënyrën se si trajtohen në një institucion që supozohet të jetë në shërbim të qytetarëve.
Denoncimi i plotë:
'Mirëmbrema JOQ! Dua të bëj një denoncim për Ambasadën e Shqipërisë në Bruksel. Një fakt shqetësues për shumë njerëz, familjarë emigrantë. Shqetësuese edhe mjeruese është sjellja e një gruaje që punon aty. Ajo trajton njerëzit shumë keq në ambasadën e Shqipërisë. Mban me çelës tualetin. Ju bërtet njerëzve dhe nuk i ndihmon. Një gazetare shqiptare në Gjermani ka pasur një eksperiencë shumë negative dhe ajo e ka folur në TikTok. Shumë komente ka marrë videoja nga shqiptarët. Unë kam bërë një video për të testuar reagimin e shqiptarëve dhe kam marrë komente pa fund. Më vjen keq që njerëz aq të pa shkolluar dhe jo humanitar punojnë në një institut si ambasada e Shqipërisë. Një djalë nga Lyon, i Gjermanisë, ka bërë 1700 km për të ardhur në ambasadë dhe zonja Viola nuk i ka mbaruar punët. Edhe shumë raste të tjera si kjo. 2000 komente. Mijëra shqiptarë kanë reaguar. Unë kam bërë një video për të testuar nëse unë them të kundërtën. Më vjen keq që njerëz të tillë punojnë në një institut siç është ambasada edhe janë aq të korruptuar dhe aq të pasjellshëm.'
Kjo situatë ngre pikëpyetje të mëdha mbi profesionalizmin dhe etikën e punonjësve të Ambasadës Shqiptare në Bruksel. Shqiptarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të hetuar këto raste dhe për të garantuar trajtim të denjë për çdo shtetas që i drejtohet ambasadës.