Ekzekutohet me armë zjarri në makinën e tij 56-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.01.2025, 21:29

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku një person është qëlluar për vdekjee me armë zjarri teksa ndodhej në mjetin e tij.

Raportohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 56-vjeçari Bujar Nasufi, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Atentati ka ndodhur në zonën e "Pallatit me Shigjeta", në rrugën "Myrte Zeneli".

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit