Dita e djeshme shënoi një ngjarje të rëndë në qytetin e Pogradecit, ku 23-vjeçari Nikola Agolli, u plagos teksa ndodhej në një berberhane. Sipas raportimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, kur një person hyri me shpejtësi në ambientin e berberhanes dhe e sulmoi fizikisht të riun. Agolli ka pësuar plagë të rënda, duke marrë pesë qepje në kokë dhe 30 qepje në dorë si pasojë e përdorimit të një mjeti prerës, konkretisht një sharre druri.
Pas incidentit, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, ndërsa viktima u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Burime pohuan se i dyshuari, Sidni Syzo, është një emër i njohur për organet e rendit, por që, sipas pretendimeve të banorëve, gëzon imunitet për shkak të njohjeve dhe ndikimit të tij.
Një qytetar, në një mesazh për JOQ Albania, shprehu shqetësimin e tij mbi mënyrën se si po trajtohet rasti. Ai theksoi se autori kishte planifikuar ngjarjen dhe kishte si qëllim vrasjen e 23-vjeçarit.
Sipas tij, policia nuk ka vepruar në mënyrë të duhur për të arrestuar autorin, pavarësisht të dhënave të shumta që implikojnë atë në ngjarje të tjera kriminale.
Pas publikimit të lajmit, Sidni Syzo, personi i akuzuar për plagosjen e 23-vjeçarit, ka dërguar një reagim të gjatë në redaksinë e JOQ Albania për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Sipas tij, incidenti është përshkallëzuar pas një konflikti të vazhdueshëm dhe nuk ka qenë një tentativë vrasjeje, siç është raportuar.
Në reagimin e tij, Syzo ka deklaruar se ai është pre e sulmeve dhe provokimeve të vazhdueshme nga një grup kriminal i drejtuar nga një person i njohur si Meard Berberi, ose "Koro". Ai pretendon se incidenti në fjalë ka ardhur si rezultat i këtyre sulmeve të vazhdueshme dhe se veprimet e tij kanë qenë një kundërpërgjigje ndaj këtyre provokimeve.
Syzo ka theksuar se pala tjetër është përfshirë në një fushatë kërcënimesh dhe shantazhesh ndaj tij dhe familjes së tij, duke përmendur disa raste të tjera ku këta individë kanë kryer sulme apo veprime provokuese ndaj tij. Ai gjithashtu ka akuzuar autoritetet lokale për mosveprim dhe ka kërkuar që ngjarja të hetohet deri në fund për të nxjerrë të vërtetën në pah.
Së bashku me reagimin e tij, Syzo ka dërguar edhe një video të publikuar në rrjetet sociale, ku, sipas tij, bëhen kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij me frazën: "Gjaku lahet me gjak." Ai ka bërë thirrje për hetime të thelluara dhe ka shprehur besimin e tij te organet e drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes dhe dhënien e drejtësisë për të dyja palët.
Reagimi i plotë i Sidni Syzo:
Pershendetje! Une qe po ju shkruaj jam Sidni Syzo, personi i dyshuar per ngjarjen e Pogradecit. Se pari dua te adresoj incidentin e djeshem ku ngjarja eshte raportuar si tentative vrasjeje. Kjo gje nuk eshte e vertete, pasi une kam patur konfrontim fizik me personin ne fjale dhe jam larguar nga vendngjarja pa me larguar dikush apo pa me ndare dikush nga personi ne fjale. Gjeja e dyte qe doja te adresoja eshte se pavaresisht se ne media eshte raportuar ngjarja, jane lene detaje te rendesishme jashte qe jane te rendesishme per te kuptuar teresine e ngjarjes. Personi ne fjale eshte pjese e nje bande kriminale te drejtuar nga Meard Berberi ose i njohur ndryshe si ‘Koro’. Prej me shume se dy viteve jam pre e vazhdueshme e sulmeve dhe provokimeve nga pjesetare te kesaj bande. Per cdo incident kam dhene referimet perkatese ne policine e Pogradecit, ku ne cdo rast kam permendur qe urdheruesi dhe porositesi i ketyre sulmeve ka qene gjithmone Meard Berberi per shkak te nje konflikti midis ketij personi dhe vellait tim. Me personat e ngjarjes te djeshme nuk kam njohje personale dhe madje nuk jane as moshataret e mi, jane 10 vjet me te vegjel se une. Ata thjesht zbatojne urdherat e shefiy te tyre. Jo me shume se para 2-3 javesh personi i ngjarjes te djeshme me kane thyer xhamat e makines. Pervec kesaj kam provokime te perditshme poshte shtepise time nga keta persona si dhe sulme te perditshme te cilat jane te gjitha te raportuara ne policine e Pogradecit. Personi me te cilin jam konfrontuar dje se bashku me vellain e vet, para nje muaji kane goditur serish nje shokun tim dhe nje te aferm te familjes time ku edhe per kete rast eshte bere kallezim ne polici.
Dua te theksoj qe keta persona jane thjesht njerez qe perdoren nga kryekrimineli Meard Berberi i cili eshte liruar nga burgu per ngjerjen e hotel Volorekes ku para 3 vjetesh ne muajin Gusht, kane derdhur mbi 100 plumba ne drejtim te hotelit dhe pushuesve te hotelit. Gjykata e ka liruar per tejkalim afatesh edhe pse akuzohet per vrasje ne rrethana cilesuese. Vellai i vet akuzohet per vrasje dhe grup te strukturuar kriminal.Te gjithe qytetaret e Pogradecit madje kane frike nga personat ne fjale dhe atyre iu duket vetja te paprekshem.Cdo dite keta persona jane nen shoqerine e drejtorit te INUKUT te qytetit te Pogradecit z.Nertil Collaku, ku kalojne cdo mbremje me makinen e shtetit dhe bejne presione, veprime provokuese, ofendime etj. Edhe keto raste i kam referuar ne policine e Pogradecit.
Dua te theksoj qe kjo ngjarje nuk eshte aq e thjeshte sac portretizohet ne media si une nje person ‘i forte’ kam cenuar nje person te pafajshem qe ka qene duke pare punen e tij. Ngjarja ka nje zanafille shume te gjate dhe veprimi im ka qene vetem kunderpergjigje e sulmeve te vazhdueshme te ketyre personave ndaj meje dhe familjareve te mi. Gjithashtu dua te theksoj edhe njehere qe ka qene nje konflikt i ardhur si pasoje e kercenimeve te personave te siperpermendur ndaj meje dhe familjareve te mi dhe absolutisht ska qene vrasje e mbetur ne tentative sic pretendohet nga pala tjeter .Kam besim te plote ne organet e drejtesise per zbardhjen e kesaj ngjarjeje dhe cuarjen e hetimeve deri ne fund.
Ja dhe shefi i tyre i cili aktualisht esht ne gjykim per vrasje ne rethana cilesuese dhe akoma endet i lire.
Ndersa persa ju perket personave te demtuar akoma pa kaluar 24 ore nuk ndalen me presione dhe suleme dhe santazhe duke i bere ato edhe publikisht neper rrjete sociale.keta persona me perndjekin ne cdo hap te jetes sime dhe ne fund duan edhe te demtojn figuren time.nuk di me cfar te bej cdo gje ja kam referuar drejtesis dhe po ja le asaj ne dore
Kto jan vidiot ku diten e sotme persona ne fjal vazhdojn me kercenimet dhe santazhet e tyre.