Frederik Paplekaj, 39 vjeç, është autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në derën e një marketi në Theth.
Ai u arrestua nga Policia e Shkodrës vetëm tre orë pas ngjarjes, megjithë kushte të vështira për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Paplekaj akuzohet për "Shkatërrim të pronës me eksploziv" dhe "Prishje të qetësisë publike".
Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë, ku duket momenti kur Paplekaj, i cili kishte ardhur në këmbë, vendosi tritolin pranë dyqanit.
Ai ka deklaruar gjatë hetimeve se mori urdhrin për këtë veprim nga burgu, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka marrë në pyetje dhe pronarët e hotelit të cilët kanë mohuar çdo lidhje me shpërthimin. Ata kanë pohuar se nuk kanë pasur konflikte me askënd dhe nuk kanë dijeni se kush mund të jetë përgjegjës për incidentin.