Ditën e sotme, vendi ynë është zbardhur nga dëbora që ka shkaktuar probleme të shumta në akset nacionale dhe jo vetëm.
Në verilindje dhe juglindje të vendit, dëbora ka arritur në disa centimetra dhe për shkak të mungesës së kripës, akulli po kthehet në rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Situata paraqitet problematike në Rrugën e Kombit, Aksin rrugor “Bypass-Qafë Murrizë”, Aksin rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit dhe Aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd.
Këto akse janë aktualisht të pakalueshme për shkak të rënies së vazhdueshme të dëborës, prandaj drejtuesve të mjeteve u kërkohet kujdes në lëvizje.
Ndërkohë që firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve nuk dihet ku janë pasi deri më tani asnjë gramë kripë s’është hedhur për lehtësimin e qarkullimit.