Gjesti i veçantë nga i riu mirditor, ofron falas mbi 800 pemë frutore për këdo që dëshiron t’i mbjellë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.01.2025, 00:12

Një shqiptar nga Mirdita që jeton dhe punon jashtë ka ndërmarrë një gjest të veçantë dhe për t’u admiruar.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një mesazh nga ky i ri, i cili ka mbjellë shumë pemë frutore në tokat e tij dhe tani dëshiron t'i dhurojë falas për këdo që ka dëshirë t’i mbjellë.

Ai dëshiron të dhurojë mbi 800 rrënjë peme si lajthi, kumbulla, shegë, mollë, dardhë, arra etj.

Mesazhi i plotë:

“Përshëndetje JOQ. Kam mbjellur shumë pemë në vendin tim. I merrja nga kopshti im dhe i mbillja në tokat e mia. Tokat i kam zënë të gjitha, por në kopsht kam akoma mbi 800 rrënjë pemë. Kush do dhe ka dëshirë që të mbjellë pemë frutore, mund të vijë t’i marrë FALAS. Pemët janë kumbulla, lajthia, qershia, shegë, mollë, dardha, arra, etj. Faleminderit nëse e postoni. Rrënjë lajthie kam mbi 500. Nr kontakti:+49 15123604966 ose +355 69 770 2726"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit