“30 minuta për 800m rrugë”, trafiku në Paskuqan thyen rekordet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.01.2025, 19:08

Udhëtimi me makinë në Tiranë është kthyer në makth. Pas trafikut në zonën e Astirit, duket se trafiku në zonën e Paskuqanit po thyen çdo rekord.

“Ta përshkruash një rrugë 800m për 30 minuta me makinë është kulmi. Siç duket zona të ndryshme të Tiranës po garojnë kush të ketë trafik më të çmendur!!!”, shkruan qytetari në redaksinë tonë.

Rrugët e Tiranës janë të ngushta dhe të papërshtatshme për fluksin e madh të automjeteve dhe banorëve që po shtohen çdo ditë.

Në këtë situatë, mungesa e investimeve për zgjerimin e rrugëve dhe përmirësimin e transportit publik është më e dukshme se kurrë.

Pa këto ndërhyrje, Tirana do të mbetet peng i trafikut dhe kaosit.

Mesazhi i qytetarit:

“Kisha vendosur mos te reagoja per trafikun ne Tirane dhe rrethinat e saj, porse sot durimi arriti kulmin. Ta pershkruash nje rruge 800m per 30min me makine per shkak te trafikut; kjo nuk ka ku te shkoje me teper!!! Sic duket zona te ndryshme te Tiranes po garojne kush te kete trafik me te cmendur!!! Deri dje ishte zona e Astirit qe kishte thyer rekord, ndersa sot zona e Paskuqanit ka thyer cdo rekord te vendosur me heret!!! Zgjidhja? Nuk ka zgjidhje me keto rruge te ngushta te planifikuara vetem per nje veture e nje karroce ne kohen e monizmit. Pallatet shtohen perdita (qe nenkupton shtimin e banoreve dhe mjeteve te transportit ne te ardhmen), ndersa rruget po ato!!! Si nuk mendoi njeri ti zgjeroje rruget? Qofte edhe me dy korsi plus?!? Per mos te folur per korsine e bicikletave e as vendkalimin e kalimtareve!!! Sic eshte nisur do te na duhet nje termet i forte te sheshoje gjithcka qe te fillohet nga zero per se mbari!

Shume keqardhje per politikat e gabuara ne vendin tim!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit