Përplasen dy tramvaje në Strasburg, dhjetëra qytetarë të plagosur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.01.2025, 17:47

Të paktën 30 persona janë lënduar pas një përplasjeje të rëndë midis dy tramvajeve në Strasburg, Francë, pasditen e së shtunës.

Mediat lokale raportojnë se aksidenti ndodhi brenda tunelit të stacionit dhe pesë persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë pasagjerë që përpiqen të nxjerrin të lënduarit nga vagonët duke thyer dyert e tramvajit, ndërsa tymi mbulon stacionin.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të rajonit Bas-Rhin kërkoi që të shmanget zona për të lehtësuar aksesin për shërbimet e urgjencës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit