Shoqet e 21-vjeçares në Astir “ua fusin” naçuve, tregojnë për drogën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.01.2025, 16:39

Shoqet e 21-vjeçares që u mbyll në apartament të enjten më 9 janar në Astir, kanë dëshmuar sërish në polici, duke nxjerrë zbuluar pesë të rinjtë, Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia, për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Ato kanë pohuar se kishin shkuar në apartament me dëshirë, pasi shoqja e tyre i kishte thirrur për të kaluar kohë me 5 djemtë dhe për të pirë kokainë.

Për këtë arsye, ndaj 5 të rinjve, të shpallur në kërkim nga policia, është shtuar akuza për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe për armëmbajtje pa leje dhe mbyllje të 21-vjeçares brenda në banesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit