Këtë të shtunë është hapur procesi i regjistrimit të diasporës, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku për herë të parë emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë nga shteti ku punojnë dhe jetojnë.
PER është Platforma Elektronike e Regjistrimit, e cila do të ketë funksionin që zgjedhësit të votojnë nga jashtë Shqipërisë.
Aplikacioni gjendet në forma të ndryshme, së pari nga faqja zyrtare e Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe mund të shkarkohet si aplikacion në telefon.
Disa shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë nisur menjëherê procedurat për regjistrimin si votues.
Për ta aktivizuar regjistrimin KQZ, përmes email-it apo numrit të telefonit dërgon një kod 6 shifror për ta aktivizuar. Por ky proces ka dështuar me dhjetëra herë pasi sistemi nuk ka njohur të dhënat e deklaruara.
Ndërkohë duhet thënë se vetëm platforma elektronike e regjistrimit të votuesve ka kushtuar mbi 3 milionë euro dhe nëse problemet shfaqen që tani, çfarë mund të thuhet për proceset e mëtejshme?
