Nisin kërkimet për një 26-vjeçar që u raportua i zhdukur nga 24 dhjetori

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.01.2025, 13:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor të vitit 2024.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Indeksonline së kërkimet kanë nisur në lumin “Drini i Bardhë” tek lokacioni afër Urës së Shenjt.

Në këtë operacion po marrin pjesë edhe patrulla policore nga Gjakova dhe ekipi i FSK-së për Kërkim Shpëtim.

“Sot me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024.

Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt” .

Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit”, ka thënë Bytyqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit