Nis fushata/ Qeveria hap 1186 vende pune në prag të zgjedhjeve për vitin 2025

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 11.01.2025, 11:24

Në prag të fushatës zgjedhore, qeveria ka miratuar vendimin për hapjen e 1186 vendeve të reja pune në administratën shtetërore për vitin 2025.

Sipas vendimit, këto vende ndahen në:

Trupa e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues: 5 vende.

Kategoria e mesme drejtuese: 93 vende.

Kategoria e ulët drejtuese: 283 vende.

Kategoria ekzekutive: 805 vende.

Sipas nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, këto vende pune do të plotësohen përmes disa procedurave specifike:

Lëvizja paralele: Nëpunësit civilë ekzistues të së njëjtës kategori, brenda të njëjtit institucion ose institucioneve të tjera, do të kenë prioritet për plotësimin e këtyre vendeve.

Rekrutimi nga jashtë shërbimit civil: Pozicionet e kategorisë ekzekutive që mbeten bosh pas lëvizjes paralele do të plotësohen përmes pranimit të kandidatëve që plotësojnë kriteret.

Ngritja në detyrë: Pozicionet e kategorive të ulëta dhe të mesme drejtuese do të plotësohen nga nëpunës civilë të një kategorie më të ulët që përmbushin kushtet dhe kërkesat e përcaktuara.

Kandidatët për kategorinë ekzekutive duhet të kenë njohuri në një ose disa nga fushat e mëposhtme:

Shkenca juridike, ekonomike, shoqërore, sociale, biologjike, inxhinierike, mjedisore, historike, filologjike, audit i brendshëm, veterinari, agronomi, zootekni, mbrojtje bimësh, kimi, arkitekturë, arkeologji, artet e bukura, shkenca ekzakte, edukimi, mësuesi, arsim ushtarak ose policor.

Ky vendim që në dukje synon të plotësojë nevojat për staf në disa kategori të ndryshme, është një tregues i qartë se motorët e fushatës janë ndezur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit