Një dyqan me lule në Tiranë ka raportuar një rast mashtrimi nga një person që prezantohet si “Steisi” nga Vlora, duke përdorur numrin e telefonit +355 68 843 6614.
Ky individ kryen porosi për lule dhe kërkon që me to të dërgohen edhe para në zarf. Ajo shfrytëzon momentet festive për të justifikuar vonesat e pagesave, duke dërguar mandate bankare të rreme, ku pagesa duket e konfirmuar, por fondet nuk transferohen kurrë.
Personi në fjalë përdor justifikime të ndryshme, si: “Do t’i sjellë mamaja paratë”, “Më kanë çaktivizuar llogarinë bankare”, “Ish i dashuri më ka mbyllur llogarinë.”
Dyqani i luleve ka bërë një denoncim në polici dhe apelon që të gjithë bizneset e ngjashme të tregojnë kujdes dhe të mos mashtrohen nga i njëjti skenar.