Skandal! Drejtori i ZVA Belsh emëron drejtoreshë të shkollës gruan

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.01.2025, 08:12

Në një denoncim të fundit për JOQ, drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit (ZVA) Belsh, Durim Uruci, është akuzuar për emërime të parregullta dhe shkelje flagrante të ligjit. Sipas denoncuesve, ai ka emëruar bashkëshorten e tij Burbuqe Urucin drejtoreshë në një shkollë 9-vjeçare.

Pretendohet se drejtori Uruci justifikon veprimet e tij duke thënë se ka mbështetjen e partisë dhe se askush nuk mund ta largojë nga detyra, për shkak të kontributit të tij në mbledhjen e votave. “Jam i partisë dhe nuk më lëviz askush, kam mbështetje kudo,” deklaron ai.

DENONCIMI:

”Pershendetje JOQ,

Do doja te denoncoja dicka… ZVA Belsh drejtori Durim Uruci ben skandal me drejtoret e shkollave emeron pa kriter pa kurrfare merite.

Nderkohe bum flagrant me ligjin ka emeru grun ne shkollen 9 vjecare.

Ju lutem keshtu do vazhdoj ky drejtor?

Shprehet “jam i partise nuk me lun njeri mu kam mbledh vota ndaj nuk me leviz njeri jam zot ZVA kam mbeshtetje kudo”. Ju lutem publikojeni!”

Denoncuesit kërkojnë që ky rast të bëhet publik dhe të merren masa ndaj abuzimeve të tilla. Ata shtojnë se këto veprime dëmtojnë integritetin e sistemit arsimor dhe kërkojnë transparencë dhe drejtësi në emërimet arsimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit