Banorët e fshatit Karicë në Burrel po përballen me një situatë të rrezikshme për shkak të gjendjes së rënduar të urës që lidh këtë zonë me qytetin. Ura është dëmtuar prej më shumë se tre muajsh dhe rrezikon shembjen, ndërsa autoritetet deri më tani kanë vendosur vetëm sinjalistikë që udhëzon përdoruesit të kalojnë vetëm në mes të saj.
Gjithashtu, qarkullimi i mjeteve mbi 3.5 ton është ndaluar, ndërsa automjetet e tonazhit të rëndë detyrohen të përdorin segmentin Burrel-Rrëshen, i cili është thuajse i pakalueshëm për shkak të degradimit total të rrugës.
Një banor i zonës, përmes një denoncimi dërguar redaksisë së JOQ Albania, ka shkruar:
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për riparimin e urës dhe përmirësimin e infrastrukturës, duke paralajmëruar se situata aktuale përbën një kërcënim serioz për jetën dhe lëvizjen e përditshme në këtë zonë.