Shoferët në Spitalin Rajonal të Durrësit: “Nuk na paguajnë orët shtesë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.01.2025, 19:23

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një grup shoferësh që punojnë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës.

Ata thonë se janë paguar vetëm për 8 orë pune, edhe pse ata janë të detyruar të punojnë 12 orë çdo ditë.

Përpos uljes së pagës, ata janë përballur me një gjobë prej 1.2 milionë lekësh nga janari i vitit 2024 deri në korrik, me justifikimin se kanë marrë para më shumë seç është e caktuar.

I bëjmë thirrje autoriteteve të veprojnë urgjentisht, pasi nuk është normale që të abuzohet në këtë mënyrë me punonjësit e urgjencës.

Mesazhi denoncues:

"Ne që ju shkruajmë jemi një grup prej 22 shoferësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës. Shqetësimi që kemi është se prej korrikut 2024 na mbajnë pagën. Ne punojmë 12 orë, ndërsa institucioni na paguan vetëm për 8 orë pune. Ne jemi një ekip mjekësh, infermierësh dhe shoferësh. Mjekët dhe infermierët paguhen ashtu siç punojnë 12 orë, ndërsa kjo heqje page është bërë vetëm për shoferët. Përveç uljes së pages, na thonë se do të paguajmë edhe një gjobë prej 1.2 milion lekësh për periudhën nga janari deri në korrik 2024, duke thënë se kemi marrë më shumë se sa duhej, ndërkohë që ne jemi paguar vetëm për orët që kemi punuar vërtet."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit