Viti 2024 kaloi kufirin e ngrohjes globale prej 1,5 gradë Celsius

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.01.2025, 16:50

Viti 2024 ka shënuar një pikë kthese historike në ngrohjen globale, pasi temperatura mesatare e Tokës ka tejkaluar për herë të parë pragun e 1.5°C të ngrohjes në krahasim me periudhën para industriale.

Ky vit është konsideruar zyrtarisht më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, duke dëshmuar dështimin e përpjekjeve të liderëve botërorë për të frenuar ndryshimet klimatike.

Shkak për këtë ngrohje të vazhdueshme janë emetimet e gazrave serrë nga përdorimi i karburanteve fosile, si nafta, qymyri dhe gazi natyror.

Sipas Shërbimit Evropian të Klimës Copernicus, temperatura mesatare globale për vitin 2024 ishte rreth 1.6°C mbi ato të periudhës para industriale.

Por rekordi është më i gjatë në kohë se viti që lamë pas pasi, sipas Copernicus 10 vitet e fundit janë në listën e më ë nxehtëve me një kurbë që vjen gjithnjë e më në rritje

Edhe shefi i OKB-së, António Guterres, e cilësoi këtë rekord të ri si një "përçarje klimatike", duke e theksuar se bota është në një situatë alarmante për shkak të pasojave të ndikuara nga ndryshimet klimatike.

Temperaturat ekstreme në Afrikën Perëndimore, thatësirat e zgjatura në Amerikën e Jugut, reshjet e forta në Evropën Qendrore dhe stuhi tropikale në Amerikën e Veriut dhe Azinë Jugore janë disa nga fenomenet që janë intensifikuar nga ngrohja globale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit