Më 27 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj firmosi urdhërin për shpërndarjen e shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit për 4635 punonjës.
Por kur data sot shënon 10 janar, punonjësit e bashkisë nuk kanë marrë as shpërblimin e disa të tjerë as rrogën.
Një efektiv i Policisë Bashkiake ka denoncuar në redaksinë tonë farsën e kryetarit që shpërblimet i mban vetëm në letra.
Ai ka treguar se gjatë gjithë vitit janë të detyruar të punojnë me orare të zgjatura, me 3 turne, duke u marrë me shitësit ambulantë e lypësat, pa marrë asgjë në shkëmbim.
Ai thotë se edhe pse vlera e shpërblimit është qesharak, vetëm 150 mijë lekë të vjetra, Veliaj sërish nuk u jep hakun e merituar.
Denoncimi i policit bashkiak:
Pëshëndetje JOQ, Dua te ndaj me ju nje ankes. Jam nje Punojes i Policis Bashkiake Tiiranë. Qe mire me shumen qerasharake qe na kane premtuar po as shperblimin sna e kan hedhur. Se po rrim gjthe vitit me 3 turne Duke u mar me shitesit ambulante dhe lyspat. Dhe me komunitetin. As nuk japin shperblim me shumën qesharake prej 150 mije lek te vjetra. Kaq kisha te ndaja me ju
Se mir qe eshte shume qesharake po dhe nuk e hedhin Se ka kan cuar letrat qe eshte dhene urdhri dhe nuk kan hedh gje. Kjo eshte nje deklarat qe do na kalonte shperblimi po nuk na kaloi