“Lemon8”, aplikacioni që do të zëvendësojë “TikTok”-un

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.01.2025, 15:34

“TikTok” mund të ndalohet në SHBA më 19 janar 2024, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare, pasi të dhënat e përdoruesve mund të kalojnë në duart e qeverisë kineze, megjithëse nuk ka prova për këtë.

Ky vendim ka nxitur përdoruesit amerikanë të kërkojnë platforma alternative si "Lemon8".

“Lemon8” është në pronësi të “Bytedance” dhe u prezantua në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2023. Ai është një përzierje e “Instagram”-it, “TikTok”-ut dhe “Pinterest”-it.

Algoritmi i “Lemon8”-it përngjan me atë të “TikTok”-ut, pra rekomandon përmbajtje që bazohen te preferencat tuaja ose faqes “For You”, por kalimi s’do të jetë kaq i lehtë.

Në “TikTok”, është më e lehtë për përdoruesit të fitojnë ndjekës dhe të rrisin angazhimin me postimet e tyre. Ndryshe, në “Lemon8”, është më e vështirë që postimet të shihen dhe të tërheqin ndjekës, pasi komentet dhe angazhimi i përdoruesve nuk kanë ndikim të madh.

Po ashtu, disa funksione të “TikTok”, si “TikTok Live”, mungojnë në “Lemon8”, duke e bërë të pamundur për përdoruesit të fitojnë dhurata dhe të ardhura.

Kujtojmë që TikTok do të ndalohet edhe në Shqipëri, një njoftim që u dha disa javë më parë. Më 21 dhjetor 2024, qeveria vendosi mbylljen e “TikTok” që do të ndodhte pas 6-8 javësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit