Çfarë u gjet në banesën ku ishte mbyllur 21-vjeçarja në Astir

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 10.01.2025, 15:00

Dalin të dhëna se çfarë është gjetur në tavolinën e apartamentit ku ishte mbyllur 21-vjeçarja Sajma Qordja. Aty ndodheshin pije, shishe birre, mbetje droge, dy pistoleta dhe paketa cigareje të grumbulluara. Kjo ka ndodhur pas telefonatës denoncuese të bërë nga vajza, që ka sjellë mobilizimin e Policisë së Shtetit dhe Forcave RENEA.

Policia ka shpallur në kërkim pesë persona të lidhur me këtë ngjarje. Ata janë S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç, dhe O. A., 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë, dhe Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është i dashuri i Sajma Qordjas. Hetimet paraprake sugjerojnë se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin që kishin marrë me qira.

Policia ka njoftuar se vijon puna për kapjen e të kërkuarve dhe hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, duke përfshirë edhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Ndaj pesë personave të shpallur në kërkim rëndojnë akuzat "Heqja e paligjshme e lirisë", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit