Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një qytetar që punon në një qendër ku paguhen faturat e ujit dhe të energjisë elektrike, i cili shpreh shqetësimin për faturat e shërbimeve të ujit dhe energjisë elektrike. Qytetari shkruan se për muajin nëntor, ka pasur një rritje të papritur prej 10 mijë lekësh në fatura, krahasuar me faturat e muajve të tjerë të vitit. Ndërsa për muajin dhjetor, shuma është dyfishuar. Po ashtu, ai thekson se nuk ka pasur ndryshime në konsum, duke shpjeguar se fatura për ujin ka arritur në 51 mijë lekë të vjetra, edhe pse nuk ka bërë ndonjë përdorim më të madh të ujit, përkundrazi ka qenë më pak në shtëpi.
Ai gjithashtu tregon se ka pasur shumë klientë që kanë marrë fatura nga 60 deri në 90 mijë lekë të vjetra, dhe ngre dyshimin se kjo mund të jetë pasojë e një rritjeje të çmimit të konsumit ose shlyerjes së borxheve të mbartura.
Sipas tij, shërbimi i klientit është i papërgjegjshëm, pasi nuk mund të lidhen me ta për sqarime, dhe ky është një problem i përbashkët që kanë përjetuar edhe konsumatorë të tjerë që janë në lidhje me qendrat e pagesave.
Mesazhi i plotë:
“Prsh Joq Dua te ngrene nje ankese per faturat Ukt -Oshee Timen personalisht por meqe punoj dhe ne nje qender easypay. Shikoj dhe te shume e klienteve Nentori na erdhi me nje difference prej 10 mij lek me shume se 10 muaj te viti Dhjetori 2fishi Nuk kemi paguar kurre fatura ujin mbi 50mije lek te vjetra Edhe lavash te kishim hapur 51 mij leke fatura e ujit Kur skemi bere ndonje ndryshim konsumi perkundrazi me pak se kemi qene dhe jashte Po ashtu Kam shume kliente qe ju Kane ardhur fatura 60 Deri 90 mij lek te vjetra Mo's ndoshta Po Marin mbrapsht shperblimet e dhenat pencionisteve apo eshte shumefishuar cmimi konsumit??? Sherbimi klientit UKT eshte offline vetem ju shkon zilja nuk lidhemi dot me ta per nje sqarim Supozohet qe paguhen ata qe Jane te punesuar Te lutem publikoje kete Po ashtu konsumatore te ndryshem qe me Kane konfirmuar qe kemi paguar max 17 mij lek gjithe vitin”.