Vrasja e Artan Kajas në Itali: Shoferi shqiptar dorëzohet në polici dhe pranon krimin, pas një debati javë më parë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 10.01.2025, 13:26

Policia italiane ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, shofer kamioni, i cili ka pranuar se është autor i vrasjes së 52-vjeçarit Artan Kaja në Capannori. I arrestuari ka shkuar vetë në polici, i shoqëruar nga avokati i tij, dhe ka deklaruar se ai ka kryer vrasjen.

Ai ka sqaruar se është ngjitur në një mur që rrethonte një kompani dhe ka pritur derisa Artan Kaja të arrinte në vendin e ngjarjes, ku më pas e ka qëlluar për vdekje.

Sipas hetimeve të policisë, disa javë më parë, dyshja kishte pasur një debat të ashpër lidhur me çështje pune, dhe kjo mund të ketë qenë shkaku i tensioneve që çuan në tragjedinë e ditës së vrasjes. Artan Kaja u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij, e cila kishte shqetësime pasi ai nuk iu përgjigjej telefonatave.

Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas u zbulua se vdekja e tij ishte shkaktuar nga një plumb në kokë, i cili e shndërroi ngjarjen në një vrasje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit