Kasami: Afatet për ndryshimet kushtetuese kanë qenë në një kontekst të caktuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.01.2025, 13:19

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot së bashku me ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovski mori pjesë në hapjen e pikës për nxjerrjen e dokumenteve personale në Komunën e Zhelinës.

Kasami para mediave foli edhe për ndryshimet kushtetuese në vend.

“Çështja e ndryshimeve kushtetuese është çështje më komplekse, afatet që janë dhënë kanë qenë në një kontekst të caktuar, por ajo që është me rëndësi ndryshimet kushtetuese do të bëhen në drejtim të procesit, dhe procesi ka të bëjë me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Përderisa nuk zgjidhet konteksti i përgjithshëm i proceseve të integrimit, vetë procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk është qëllim në vetvete”, tha Kasami.

Ai tha se po punojmë bashkërisht me aleatët tanë ndërkombëtar SHBA-të dhe BE-në që të kemi një kontekst të ri, dhe ai kontekst nënkupton që edhe Sofja është partneri ynë dhe se çështja mund të zgjidhet vetëm në bashkëpunim në mes Shkupit dhe Sofjes.

Kasami tha se kur do të kemi një pasqyrë më të qartë për integrimin evropian, atëherë ndryshimet kushtetuese do të jenë vetëm çështje teknike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit