JOQ zgjoi nga gjumi policinë, shpallet në kërkim i riu që plagosi ishin e të dashurës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2025, 13:06

Mbrëmjen e kaluar, JOQ ALBANIA denoncoi publikisht një ngjarje të rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Fier në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”.

25-vjeçari Klement Beqaj me ndihmën e të dashurës së tij 29-vjeçare Melisa Beluli, ka plagosur me armë zjarri ish bashkëshortin e saj Gledi.H 40-vjeç teksa ai ndodhej në lokal me djalin e mitur.

Duke marrë shkas nga ky denoncim i bërë publik, Policia e Fierit ka vendosur të zgjohet nga gjumi pas 4 ditësh dhe të shpallë në kërkim 25-vjeçarin dhe të dashurën e tij.

Madje, Policia thotë se ditën e djeshme

datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sipas dëshmitarëve okularë, Beqaj i ka mbështetur pistoletën në trup ish-bashkëshortit të të dashurës dhe e ka goditur.

Kjo e fundit është larguar me të drejt Patosit me një makinë me qira ndërkohë që 40 vjeçari është ende në gjëndje të rëndë duke luftuar me jetën dhe djali i traumatizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit