Janevski: Pandemia i tregoi anët e dobëta të industrisë së turizmit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.01.2025, 12:15

Ish-drejtori i Agjencisë për Promovimin e Turizmit, Ljupço Janevski thotë se nëse bëjmë krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia është e fundit nëse e krahasojmë me periudhën 2024 me 2019.

“Shikojë se jemi në fillim. Evropa dhe bota shikojmë se janë kthyer me rezultate më të mira, të mos flasim për rajonin, ku ka rezultate rekorde. Ne jemi vendi i fundit me rritje më të vogël.

Kjo as nuk duhet të na habis, nëse e dimë se çfarë ndodhi në vitin 2024 dhe ku ishin institucionet kur turizmi ishte në pikëpyetje”, tha Janevski për “Sloboden Peçat”.

Janevski tha se buxheti i cili u nda për vitin 2024 ishte poshtëruese për industrinë e turizmit.

“Në përgjithësi, pikërisht pandemia i tregoi anët e dobëta të industrisë së turizmit në Maqedoni”, tha Janevski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit