Rrëfehet 20-vjeçarja pasi tha se e morën peng

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.01.2025, 11:13

Dëshmia e 20-vjeçares S.Qordja, e cila ngriti në këmbë policinë më 9 janar pasi ndjehej e rrezikuar për jetën, është bërë publike.

Sipas informacioneve, vajza ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe dëshmia e saj u mor disa orë pas shpëtimit në një apartament në Astir.

Ajo tregoi se mbrëmjen e 8 janarit kishte qenë në shoqërinë e pesë personave dy vajza dhe tre djem. Vajzat janë shoqëruar nga policia, ndërsa tre djemtë po kërkohen për t’u marrë në pyetje. Vajza 21-vjeçare deklaroi se ndihej e rrezikuar, pasi personat që ishin me të ishin të armatosur.

Ajo është shprehur se nuk i kujton personat në fjalë duke idenrifikuar vetëm dy vajzat. Përsa i përket tre djemve është shprehur se mund t’i identifikojë në momentin që mund t’i shohë.

Ajo pretendon se nuk është dhunuar, por kujton se kanë qenë me armë personat në fjalë dhe ka qenë e rrezikuar gjatë gjithë kohës që qëndronte me ta.

ÇFARË NDODHI NË FESTËN E ÇMENDUR

Katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Astir, ku e reja, e mbyllur në banesë, alarmoi Policinë e Shtetit.

Sipas burimeve, personat në kërkim, mes të cilëve dhe i dashuri i vajzës, i identifikuar si Joni Sadikaj, janë nga qyteti i Vlorës dhe kanë precedentë të mëparshëm penalë. Dyshohet se këta persona kanë siguruar kokainën e përdorur nga grupi i të rinjve, përfshirë Qordjen, gjatë festës në apartamentin ku u gjetën gjurmë droge.

Gjithashtu, policia ka zbuluar gjurmët e të rinjve në një armë zjarri me silenciator, e gjetur në një nga apartamentet e marra me qira ditore nga partneri i 20-vjeçares. Gjatë natës është kryer edhe ekspertizë mjeko-ligjore në trupin e saj, por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.

Më herët u raportua se vajza kishte një marrëdhënie me njërin nga djemtë, lidhje që babai i saj nuk e aprovonte. Hetuesit dyshojnë se, për shkak të ndikimit nga alkooli dhe droga, të rinjtë mund ta kenë mbyllur vajzën në apartament. Nuk përjashtohet që ndaj tyre të ngrihet akuza për heqje të paligjshme të lirisë.

Sipas hetimeve paraprake, të rinjtë kishin marrë me qira dy apartamente në një pallat në Astir. Grupi ka kaluar natën së bashku, ndërsa të nesërmen dy vajzat dhe tre djemtë zbritën për të pirë kafe, duke e lënë të renë në banesë duke fjetur.

Kur 20-vjeçarja është zgjuar, ka vënë re në apartament dy armë dhe një jelek antiplumb, gjë që i ka shkaktuar një gjendje paranoje. Ajo filloi të ulërinte, çka tërhoqi vëmendjen e banorëve të pallatit. Në atë moment, vajza kontaktoi prindërit, duke u shprehur se ndihej e kërcënuar, se ishte marrë peng dhe dhunuar nga disa persona.

Ndërkohë, dy vajzat dhe tre djemtë që kishin kaluar natën me Sajma Qordjen, janë larguar menjëherë nga zona sapo morën vesh që policia kishte mbërritur në apartamente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit