Një kthesë dramatike ka ndodhur me historinë e boksierit të njohur shqiptar, Florian Marku. Ai është arrestuar sërish në Londër, pasi kishte dalë nga burgu në Gjermani.
Sipas dokumentit të ekstradimit, Marku përballet me akuza për tentativë vrasje, plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme.
Marku ka pranuar vullnetarisht të ekstradohet drejt Greqisë për të përfunduar pjesën e mbetur të dënimit, lidhur me një ngjarje të vitit 2010. Në atë kohë, ai u përfshi në një konflikt në një klub nate në Selanik me disa shtetas rusë.
Mediat greke raportojnë se për këtë ngjarje, Marku është dënuar me 7 vite burg, nga të cilat ka kryer vetëm 1.5 vite.