Abdixhiku për Kurtin: Dikur vinte te unë në shtëpi, tash unë shërbëtor i Vuçiqit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.01.2025, 08:53

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka mëshuar vijë të kuqe bashkëpunimit me LVV-në.

Ai tha se akuzat e qeverisë Kurti për bashkëpunim me Serbinë, janë të rrezikshme.

“Është rrezik (të thuhet se bashkëpunon me Serbinë). Të tjerët para meje kanë bashkëpunuar (me Kurtin), unë s’i jap shanse të dyta. Në momentin që ti mua më akuzon se jam shërbëtor i Serbisë, ti me mua e ke përfundu. S’mund të bashkëpunosh ti më me mua! Si mund të bashkëpunosh ti me mua, nëse unë jam shërbëtor i Vuçiqit? Kur derisa s’ke qenë kryeministër, ke ardh në shtëpi të unë, ke nejt aty, ke bërë muhabet, kemi bërë koalicione e marrëveshje”, u shpreh Abdixhiku.

Politika i ka disa rregulla, shtoi më tutje ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit