Plagosja e rëndë në Fier/ A u nxorr 40-vjeçari në pritë nga ish-gruaja për hesap të të dashurit të saj?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.01.2025, 00:11

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja që ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Fierit, ku një 40-vjeçar u qëllua me armë zjarri në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zogut të Zi".

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se autori i dyshuar i plagosjes është Klement Beqaj, gjithashtu 40 vjeç, ndërsa prapaskenat e ngjarjes i kanë dhënë rastit një kthesë në kufijtë e të pabesueshmes.

Sipas të njëjtave burimeve, dyshime të forta janë ngritur edhe ndaj ish-bashkëshortes së të plagosurit, shtetasja M.B., njëkohësisht e dashura e autorit të plagosjes.

Burimet sugjerojnë se ajo mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjen e rëndë, duke ndihmuar autorin që ta nxirrte viktimën në pritë, duke e informuar për lëvizjet e ish-bashkëshortit të saj.

Në foton e siguruar nga JOQ Albania janë autori i dyshuar i ngjarjes, Klement Beqaj dhe e dashura e tij, shtetasja M.B., ish-bashkëshorte e 40-vjeçarit të plagosur.

Beqaj raportohet se ka qëlluar me armë zjarri në bark të plagosurin në një lokal në Fier në sy të fëmijë së tij 10-vjeçar. 40-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, ku po lufton me vdekjen.

Klement Beqaj është larguar nga vendngjarja pas aktit së bashku me të dashurën e tij me një makinë të marrë me qira dhe vijon të jetë në arrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit