Sherr me thika e sende të forta në Tiranë, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.01.2025, 22:29

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Raportohet se dy të plagosurit janë përfshirë në një konflikt midis tyre që ka degraduar në përdorimin e thikës dhe mjeteve të forta.

Sipas të dhënave paraprake, 69-vjeçari Bashkim Demollari ka goditur me sende të forta 45-vjeçarin, Dior Musaraj, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Ndre Mjeda" gjatë një konflikti të çastit për motive banale.

Demollari dhe Musaraj nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin.

Mësohet se 69-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Musaraj, gjithashtu i shtruar në spital, gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit