Serbë e shqiptarë bëhen bashkë, kapen me 1 ton kokainë në Spanjë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.01.2025, 20:43

Një operacion i madh antidrogë ka çuar në sekuestrimin e mbi 1000 kilogramëve kokainë në portin e Vigos, Spanjë. Droga u gjet në një kontenier të anijes "Cape Citius", që lundronte nën flamurin e Qipros dhe vinte nga Ekuadori. Në kuadër të operacionit u arrestuan nëntë persona me kombësi shqiptare dhe serbe.

Operacioni, i cili konsiderohet historik për çmontimin e një karteli të rëndësishëm të Ballkanit, u zhvillua të mërkurën. Arrestimet u kryen në qendrën tregtare Vialia, duke shkaktuar tronditje te qytetarët që ndodheshin aty. Ndërkohë, autoritetet kanë përjashtuar çdo përfshirje të ekuipazhit dhe pronarëve të anijes në trafikun e drogës.

Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, e përshkroi operacionin si një goditje e rëndësishme kundër organizatave kriminale të dedikuara për trafikun e drogës. Ai vlerësoi profesionalizmin e forcave policore dhe doganore që realizuan këtë aksion.

Të arrestuarit po mbahen në Komisariatin Kombëtar të Policisë në Vigo dhe pritet të dalin para gjykatës nga e premtja deri të shtunën. Ky operacion konsiderohet një sukses madhor në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit