Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.01.2025, 20:44

Një biznesmen shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali.

Raportohet se bëhet fjalë për 52-vjeçarin Artan Kaja, trupi i të cilit është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën dhe fillimisht u dyshua për "vdekje natyrale" për shkak të një sëmundjeje, ndërsa pasditen e sotme policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet si autor i vrasjes.

Arma e krimit ende nuk është gjetur nga policia, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga gruaja e tij.

Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e vrasjes së sipërmarrësit 52-vjeçar, i cili ishte pronar i një kompanie paletash në vendin fqinj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit