Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Kastriot të Dibrës, ku një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Të aksidentuarit ishin duke udhëtuar nga Dibra në drejtim të fshatit Reç.
Detajet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të ofruar ndihmë dhe për të nisur hetimet mbi shkaqet e aksidentit.