S. Qordja është vajza e cila ka marrë policinë e alarmuar në telefon duke pretenduar se po dhunohet nga disa persona. Policia dhe Forcat RENEA kanë shkuar për të shpëtuar vajzën, e cila nuk është se ka shenja dhune në trup.
Banesa ku ajo po rrinte ishte marrë me qira nga i dashuri i saj, i cili gjithashtu kishte marrë me qira dhe banesën përballë.
Në këtë të fundit janë gjetur dy pistoleta dhe shenja kokaine.
Aktualisht, vajza po trajtohet nga stafi mjekësor dhe nuk dihet ende pse ajo është sjellë në atë mënyrë, kush është i dashuri i saj dhe pse prindërit e kanë denoncuar si të zhdukur.