RENEA hyn me litar në apartamentin në Astir, brenda gjendet vajza dhe 2 armë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2025, 15:07

Forcat RENEA kanë arritur të futen brenda apartamentit në Astir ku një vajzë qëndronte e ngujuar prej 2 orësh.

Ka qenë vetë vajza ajo që ka telefonuar policinë dhe ka denoncuar dhunën nga disa persona, por kur efektivët kanë mbërritur në vendngjarje ajo nuk ka pranuar të hapë derën.

Kësisoj, forcat RENEA janë ngjitur në tarracën e pallatit dhe me litar kanë zbritur në katin e 8 ku jetonte vajza.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se brenda banesës së vajza dhe i dashuri i saj kishin marrë me qira ditore, janë gjetur 2 armë.

Por ende mbetet e paqartë ngjarja dhe rrethanat e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit